Kujdes! Ja cila është kartmonedha false nga eurot që po qarkullon më shumë në Kosovë

Rreth 70 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, që ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm brenda pjesës së parë të vitit 2019. Kartëmonedha më e falsifikuar, sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, të cilat i janë dërguar Radios Evropa e Lirë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka qenë ajo prej 100 euro, ndërsa në mesin e monedhave, më problematike janë prerjet prej 2 dhe 1 eurosh.

Më pak të falsifikuarat rezultojnë kartmonedhat në vlerë 500, 200 dhe 50 euro. Zyrtarët e BQK-së, duke u bazuar në raportet statistikore të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forensikën përgjatë tre viteve të fundit, pohojnë se rastet e parave të falsifikuara kanë pësuar rritje, edhe pse ajo sipas tyre nuk është në nivel shqetësues. Nga të dhënat e Policisë së Kosovës për veprën penale ‘falsifikim i parave’ rezulton të jenë regjistruar 619 raste.

Ndërkohë nuk bëhet e ditur vlera e parave të falsifikuara të konfiskuara gjatë këtyre operacioneve të organeve të rendit. Vetëm në një rast, gjatë këtij muaji, Policia e Kosovës pohoi se ka parandaluar prodhimin e mbi 4 milionë dollarëve të falsifikuar, ndërsa në një rast tjetër ka kapur rreth 4 mijë euro para të falsifikuara. Në të dy herët, kanë përfunduar në pranga disa persona të dyshuar

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.