Këngëtari i famshëm nuk i mbajti dot duart larg bashëshortes, puthje e prekje intime në publik (FOTO)

Justin Bieber dukej shumë i lumtur në premierën e emisionit të tij të ri në kanalin e “Youtube”, përkrah personave që kanë më shumë rëndësi për të.

Madje këngëtari i famshëm nuk i hiqte duart nga bashkëshortja e tij e mrekullueshme, Hailey Bieber. Mediat e huaja kanë publikuar fotografi ku tregojnë 25-vjeçarin teksa puth dhe prek në çdo vend partneren e tij, teksa po drejtoheshin në teatrin Regence Bruin në Los Angeles, të hënën.

Edhe pse e gjithë vëmendja ishte tek ata të dy, dukej se Justin dhe Hailey ishin në botën e tyre. Në një moment, ylli i pop-it vendos duart në të pasmet e bashkëshortes dhe i jep një puthje.

Madje këngëtari i hitit “What Do You Mean” e merr me butësi rreth krahëve të tij, ndërsa i jep edhe një puthje në qafë. Në këtë mënyrë Bieber tregoi publikisht se sa i dashuruar është me gruan e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.