Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kemi një ligj antimafia, pse duhet një KÇK?

Prej kohësh tashmë kryeministri Rama po prezanton një iniciativë ligjore që ai ka zgjedhur ta quajë KÇK, ose Kap Ça të Kapësh. Ai artikulon në publik dhe në mjaft ekrane televizve se nëpërmjet kësaj pakete ligjore do t?i jepet një goditje shumë e fortë krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë publikë, që sipas tij po shfrytëzojnë çdo moment për të kapur çfarë të munden nga favoret që u siguron pushteti.

Si për "çudi" gjatë artikulimit në publik për shpjegimin e nismës ligjore është vënë theksi se subjektet më në fokus të këtij ligji, do të jenë pikërisht njerëzit e drejtësisë pra gjyqtarët dhe prokurorët.

Kjo në fakt ngre pikëpyetje se përse pikërisht në këtë moment merret kjo inciativë, kur i gjithë sistemi gjyqësor dhe njerëzit e tij janë në një proces vlerësimi të gjithëanshëm.

Përtej këtij diskutimi, duhet thënë që Shqipëria e ka një ligj thuajse të përafërt e të njejtë me këtë draft që propozon kryeministri Rama. Ligji i cilësuar "ligji antimafia" është në të vërtetë Ligji nr 10 198 dt 03.12.2019 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluesve kundër pasurisë".

Në fakt ky ligj edhe pse u propagandua në fillim, njëjtë duhet thënë siç po ndodh edhe me anti-KÇK-në sërish përgjatë kohës mbeti në sirtarët e parlamentit ashtu jo funksional. Ishte ideja për një ligj antimafia si në Itali, veçse ndryshe nga vendi fqinj tek ne nuk solli ndonjë rezultat që sot do ja vlente ta përmendnim.

Edhe pse ligji u amendua dy herë dhe pjesë të këtyre amendimeve u bënë edhe dispozita të Kodit Penal sërish mungoi dukshëm vullneti për ta vënë në zbatim këtë ligj.

I analizuar në përmbajtje dhe në përqasje me paketën ligjore anti-KÇK mund të themi me bindje që janë thuajse e njëjta gjë. Pra të dy këto akte synojnë goditjen e grupeve të strukturuara kriminale, nëpërmjet sekuestrimit të aseteve dhe pasurive të tyre që kanë ardhur nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm kriminal. Gjithashtu subjekte të të dy akteve janë edhe funksionarët publikë që mund të kenë përfituar nga aktivitetet dhe ndërhyrjet e tyre në botën e krimit.

E vetmja gjë që mund t?i dallojë këto dy ligje është mënyra sesi do të bëhet ndërhyrja për goditjen e krimit të organizuar dhe pasurisë së tyre. Ligji antimafia është mjaft i qartë në këtë pjesë dhe i përafruar mirë edhe me kuadrin ligjor evropian, duke respektuar edhe rradhën e kompetencave apo procesin e rregullt ligjor.

Në dallim nga ligji antimafia, paketa anti-KÇK thuajse e shmang tërësisht rolin e prokurorisë apo gjykatës, duke i dhënë më shumë kompetenca policisë, duke e kthyer gat-gati në një "polici speciale".

Se kujt i leverdis apo se në favor të kujt do të jetë nisma ligjore anti-KÇK kjo vlen të shihet atëherë kur të vihet në zbatim. Gjithmonë nëse nuk do të ketë "fatin" e Ligjit Antimafia.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore