Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

I zhdukur prej 8 ditësh, kush është shqiptari që u gjet i vdekur në kanal në Itali (Emri-Foto)

Pas 8 ditëve kërkime, është gjetur trupi i pajetë i shqiptarit Viktor Qosja, i cili ishte zhdukur nga data 19 janar 2020. Ai ishte nisur nga Venezia për në Viareggio me qëllim që të takonte vëllanë.

Vajza e tij ka denoncuar rastin në komisariat, pasi babai nuk ishte bërë më i gjallë. Mediat italiane informojnë se 58 vjeçari është gjetur i pa jetë në një kanal buzë binarëve hekurudhorë e rreth 1 km larg stacionit Pescia. Trupi është identifikuar edhe zyrtarisht nga familjarët.

Ka dyshime se 58-vjeçari ka zbritur gabimisht nga treni, ka tentuar të hpië sërish në të, por ka rënë fatalisht.

Për të nxjerrë rezultate të sakta për vdekjen e tij, është ngritur një grup i posaçëm nga pala italiane. Prokuroria italiane ka hapur një proces hetimor për të zbardhur motivin e vdekjes.

[gallery ids="972480,972481"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore