Fotot dramatike/ Si u dogjën brenda helikopterit Kobe Bryant dhe 8 personat e tjerë

Të tjera detaje dhe pamje po dalin në dritë pas vdekjes së legjendës Kobe Bryant. Mediat britanike kanë publikuar momentin kur helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke djegur të gjallë 9 personat që ndodheshin brenda tij.

Tragjedia e rëndë u shënua mëngjesin e së dielës, ndërsa në komunikimin e fundit të pilotit me qendrën ai u paralajmërua se ishte “shumë ulët”.

Regjistrimi audio mes pilotit dhe kontrollorët të trafikut ajror, i siguruar nga “The Sun” zbulon se këta të fundit po përpiqeshin të drejtonin helikopterin, por humbën kontaktin me të në momentet përpara aksidentit fatal.

Legjenda e Los Angeles Lakers po udhëtonte me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna; trajnerin e bejsbollit John Altobelli, gruan e tij Keri dhe vajzën e tyre Alyssa. Një prej trajnereve në akademinë e të rinjve Kobe, Christina Mauser, ndërsa më vonë u zbulua dhe identiteti I dy pasagjereve të tjera, Sarah dhe Payton Chester.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.