FOTO/ Babai i Kobe Bryant shfaqet për herë të parë pas vdekjes së djalit dhe mbesës

I shkatërruar dhe me zemër të thyer, babai i Kobe Bryant është parë për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit dhe mbesës së tij.

65-vjeçari Joe Bryant, i njohur si “Jellybean” u pa teksa dilte nga shtëpia në Las Vegas. Fqinjët kanë treguar për mediat e huaja se prindërit e legjendës, Joe dhe Pamela janë të shkatërruar.

Aksidenti tragjik ajror që i mori jetën legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili shoqërohej në bordin e helikopterit nga vajza e tij Giana 13- vjeçe, por edhe të tjerë persona ka tronditur të gjithë botën.

Kobe Bryant ishte një ikonë e basketbollit, një model i vërtetë frymëzimi për këdo. Në rrjetet sociale janë të shumta mesazhet për Kobe Bryant nga njerëz të botës së sportit dhe jo vetëm.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.