Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasja e paralajmëruar/ Si nisi pengmarrja e Kamzës dhe “kusuret” e vëllait trafikant

Prej 10 ditësh Jak Prenga nuk është bërë i gjallë. Familjarët nuk kanë asnjë sinjal. Pengmarrësit nuk kanë telefonuar dhe siç ndodh rëndom të kërkojnë lekë, apo të përfitojnë me çdo mënyrë. Jak Prenga dyshohet se është vrarë, sipas disa mediave dhe kjo e ka detyruar Policinë, që më shumë se lirimi i pengut të gjejë vrasësit.

Policia e Shtetit ka zhvilluar sot një aksion në Shijak, ku ka shoqëruar dy persona, të dyshuar për rrëmbimin e ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë. Familjarët e Jak Prengës nuk kanë bashkëpunuar as me gazetarët dhe as me shtetin.

Ata kanë dashur që ta zgjidhin vetë konfliktin. Jak Prenga ka tre vëllezër të tjerë. Një nga vëllezërit ndodhet në një burg në Angli, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge të llojeve të rënda. Dyshohet se ai nuk ka dërguar një dërgesë heroine te grupi i Shijakut, që po ashtu merrej me këtë aktivitet. Jak Prenga nuk ka precedentë penalë, kurse vëllezërit e tij kanë, ndaj duket se ai është rrëmbyer për llogari të gabimit që kanë bërë ata në raport me grupet kriminale të Shijakut.

Këto kanë qenë arsyet pse policia shkoi në Shijak. Nga kontrollet e kryera në kompleksin ku jetonin të dyshuarit janë gjetur tre armë pa leje dhe më e pakta të shoqëruarit do të mbajnë përgjegjësi për armëmbajtje pa leje.

Mes të arrestuarve është një grua, ndërsa në kërkim është Altin Hajri, një prej personazheve më të njohur të trafikut të drogës në Shijak.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore