Lajm i fundit/ Rrëzohet një helikopter ushtarak gjatë një fluturimi stërvitor, ekuipazhi në kërkim

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se një helikopter ushtarak i tipit Kioëa Ëarrior është rrëzuar në zonën e ishullit Zlarin gjatë një fluturimi stërvitor.

“Helikopteri Kiowa OH-58 D u rrëzua në zonën ishujve Zlarin dhe Zlaç gjatë një fluturimi stërvitor që filloi në orën 10:30 të ditës së hënë, 27 janar 2020”, njoftoi ministria kroate.

Helikopteri ka rënë në Detin Adriatik, ndërsa dy anije janë dërguar në vendin e ngjarjes, informoi policia kroate. Policia tha se në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe të gjitha shërbimet e tjera relevante.

Autoritetet njoftuan se janë marrë të gjitha masat dhe aktualisht po vazhdojnë aktivitetet për gjetjen dhe shpëtimin e ekuipazhit dhe se detajet do të njoftohen në kohë të duhur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.