Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Gruaja gjen vdekjen, ishte në garë se kush ha më shumë ëmbëlsira

Një grua ka humbur jetën në Australi ndërsa po merrte pjesë në një garë për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira. 60-vjeçarja raportohet se pati një goditje në tru gjatë garës që po zhvillohej në një hotel në Kuinsland, me rastin e festës kombëtare të Australisë të dielën.

Asaj iu dha ndihma e parë në vend dhe u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë më vonë. Dëshmitarët thanë se ajo sapo kishte futur një copë keku në gojë kur nisi të shfaqte vështirësi.

Më herët, konkurrentët ishin filmuar duke ngrënë lamington, një kek tradicional të mbuluar me çokollatë dhe pluhur arre kokosi. Garat e ngrënies janë mjaft popullore në Australi, sidomos në ditën e festës kombëtare, që shënon mbërritjen e europianëve të parë në kontinent.  Zakonisht gara zhvillohet për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira, por edhe ushqime të tjera si hot dog.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore