Gjashtë muaj të lidhur/ Dua Lipa nuk i kursen puthjet në publik për të dashurin 20-vjeçar (FOTO)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Të dielën mbrëma, ajo zgjodhi që në eventin e rëndësishëm të shoqërohej nga i dashuri, Anwar Hadid, me të cilin ka një romancë 6-mujore.

24-vjeçarja shkëlqeu e veshur me një fustan të gjatë dhe të bardhë. Ndërkohë ajo kishte zgjedhur edhe bizhuteritë e duhura për një kombinim perfekt.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, Dua publikoi disa fotografi nga eventi. Në një moment, ajo shfaqet duke i dhuruar një puthje të dashurit të saj, i cili është duke qeshur.

Këngëtarja dhe 20-vjeçari duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin dhe se janë në çdo moment së bashku.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.