Bashkëshortja e kryeministrit tregon të pathënat, pse udhëton shpesh dhe profesioni i saj (FOTO)

Gazetarja dhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj, ka zbuluar përmes një interviste në programin “Wake UP”, arsyen e vizitave të saj të shpeshta së fundmi në Tiranë.

Nga e Premtja e shkuar, shikuesit e Top Channel e kanë ndjekur znj. Haradinaj në panelin e jurisë së “Top Talent 3”, e cila ka qenë edhe arsyeja e vërtetë e ardhjes së saj në Tiranë, për të zgjedhur më të talentuarit.

Gazetarja ka shpjeguar se për të është një përgjegjësi e madhe të jetë pjesë e “Top Talent 3” edhe për faktin se është nënë dhe përballë konkurentëve të vegjël, përpiqet të jetë më racionale.

“Jam e entuziazmuar, e befasuar dhe më kënaq fakti që ka fëmijë që janë profesionistë nën balet dhe muzikë, shumë të talentuar, aq sa të habisin me potencialin e tyre. Unë si nënë nuk i them dot jo fëmijëve, por jam treguar të jem më dorëlëshuar. Nuk mbaj qëndrim si ëngjëlli i panelit, por përpiqem të jem më e kujdesshme” – u shpreh Haradinaj.

Për pjesën tjetër të Jurisë së “Top Talent 3”, gazetarja është shprehur se ndihet shumë mirë, sidomos pas episodit të parë kur është njohur edhe me pikëpamjet e tyre. Ajo tani ndihet shumë mirë.

“Edhe pse unë kam punuar në televizion, në një program si Top Talent 3 ku ka shumë rëndësi ambienti dhe audienca, përpos kufizimeve si zonjë e Kryeministrit të Kosovës, tani po përpiqem të ndihem më vetvetja dhe të tregoj natyrshmëri” – tha zonja Haradinaj.

Gjatë intervistës znj. Haradinaj ka folur edhe për raportin e saj me bashkëshortin dhe familjen, pasionet e saj si dhe profesionin e gazetares, nga i cili nuk është shkëputur për asnjë çast.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.