Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Thellohet tragjedia/ Bashkë me legjendën e NBA Kobe Bryant vdiq dhe vajza 13 vjeçe

Bashkë me Kobe Bryant, në aksidentin e tmerrshëm me helikopter që preu në mes jetën e legjendës së basketbollit, ka ndërruar jetë edhe vajza e tij 13 vjeçe, Gianna.

Lajmin e përcjell revista People, TMZ si dhe disa media të tjera që thonë se në mjetin privat udhëtonin bashkë me ta edhe tre persona të tjerë. Asnjë nuk i ka mbijetuar përplasjes.

Dëshmitarë okularë thonë se kanë dëgjuar zhurma nga motorri përpara se helikopteri të rrëzohej pranë shtëpisë së Kourtney Kardashian. Sipas disa raporteve, helikopteri ishte nisur drejt një ndeshjeje basketbolli për Gianna-n, dhe në bord thuher të ketë qenë dhe një lojtar tjetër dhe prindërit e tij.

Bryant lë pas të shoqen, Vanessa 37 vjeç dhe vajzat e tyre Natalia, 17, Bianka 3 dhe Capri 7 muajshe. Vdekja e yllit të NBA ka shokuar mbarë botën e sportit. Bryant konsiderohej gjerësisht si një prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

[gallery ids="971098,971099,971100,971101,971102,971092,971094,971088,971073,971051,971053,971050,971054"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore