Thellohet bilanci/ 39 viktima nga tërmeti në Turqi, shumë të tjerë të plagosur rëndë

Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi. Referuar mediave turke, deri më tani kanë humbur jetën 39 persona, e ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur persona të tjerë, me shpresën se janë gjallë nën rrënoja. Një shifër e tillë është konfirmuar nga zëvendës presidenti, Fuat Oktay.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mundi t’i mbante lotët  kur po tregonte rastet e ceremonive mortore të të vdekurve nga tërmeti. “Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari dhe nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”, është shprehur ai. Ai gjithashtu tregoi rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur në rrënoja.

Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar). Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.