Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Kush ështa vajza që prishi planin e martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën (FOTOT)

Çiljeta Xhilaga ka fshirë çdo postim të vjetër nga "Instagram"-i, duke e nisur vitin 2020 single, me një foto provokuese veshur me një fustan seksi. Dalja më e fundit e Çiljetës në publik ishte në eventin e "Oda", të organizuar pak ditë më parë në Tiranë. 

Miqtë pranë çiftit kanë treguar se xhelozia është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që i ka çuar në një krizë, e cila ka përfunduar në ndarje.

Por si qëndron e vërteta e lidhjes së saj me Alban Hoxhën, pas gati 4 vitesh histori të bërë publike edhe në media? Kjo ndarje vjen pas krisjes vitin e kaluar.

Shkak për këtë ndarje u bë një video, ku portieri i Partizanit u përfol për ndarje pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur. Futbollisti u filmua në një klub krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku.

Pas publikimit të lajmit, Çiljeta mori vendimin drastik për partnerin e saj, duke e hequr nga rrjeti social "Instagram" dhe madje fshiu çdo postim që kishte me të.

[gallery ids="970798,970793,970801,970794,970795,970805,970806,970796,970797,970799,970800,970802,970803,970804,970807"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore