Fiton lirinë me 100 mijë dollarë, u akuzua për mbajtjen peng të një gruaje për 5 vjet

Mbajti për 5 vjet peng një grua si “skllave seksi”, lirohet me kusht për 100 mijë dollarë. Kështu ka ndodhur me një burrë në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara, që u arrestua të mërkurën pasi kishte mbajtur peng një grua për pesë vite si  “skllave seksi”,

Në pranga ka rënë Salvador Espinoza Escobar, 48 vjeç. Sipas policisë, viktimës së Espinozës i mungonin nevojat themelore dhe u detyrua të bënte seks me të që nga janari i vitit 2015.

I pandehuri u paraqit para gjykatës të premten dhe u la në liri me kusht kundrejt 100.000 dollarëve. Autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë informacion në lidhje me gruan, as nuk kanë thënë asgjë në lidhje me gjendjen shëndetësore të e saj. Hetimi për rastin po vazhdon./ora news

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.