Detaje/ Kush është policja që iu bë atentat me tritol në Durrës (Emri)

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol që tronditi Durrësin mbrëmë, ku makina e një punonjëse policie e hodh në erë.

Sipas News24 i është vënë tritol mjetit tip “Audi” të polices Ornela Buraku.

Pas ngjarjes, policja Buraku ka deklaruar përpara oficerëve se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Policia kishte 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.