Vlonjati i Skënderbeut fundos “Flamurtarin, gol në “frymën e fundit” (FOTO)

Një vlonjat fundos Flamurtarin. Një gol i Dejvi Bregut në minutën e 89-të i dha fitoren e dytë rresht Skënderbeut në këtë vit 2020 dhe në të njëjtën kohë i dha një tjetër goditje të rëndë Flamurtarit që sheh t’i shuhen pak nga pak shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.

Tashmë vetëm matematika e mban në lojë skuadrën kuqezi. Ajo e Korçës që hapi javën e 19-të të Kategorisë Superiore ishte një ndeshje e dominuar nga Skënderbeu, por për shkak edhe të terrenit të rënduar bardhekuqtë arritën ta zhbllokonin sfidën vetëm në minutën e 89-të, me Bregun, gol që erdhi pas dy traversave të Blerim Krasniqit.

Ky i fundi pati dy të tilla, një në minutën e 70-të dhe një tjetër në aksionin që Bregu realizoi. Me këtë fitore korçarët u ngjitën në kuotën e 27 pikëve, vetëm 5 pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga Kukësi, ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.