Studentja shqiptare tregon për virusin vdekjeprurës, ja çfarë ndodh në Kinë

Josilda Ndreaj është studente në vitin e parë master për pronësi intelektuale në Kinë, pikërisht në qendrën e virusit vdekjeprurës. Top Channel ka mundur të bisedojë me të, e cila tha se në Wuham epiqendrën e gripit vdekjeprurës.

Gjatë një bisede në rrjetet sociale, se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dramatike ajo tha se është ndër më të vështirat që ka kaluar Kina.

“Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Ëuhan të paktën deri në datë 15 shkurt” – thotë ajo.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Ëuhan dhe nuk e fsheh frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër, ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën” – tha ajo.

Josilda tha për Top Channel se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.