Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pse Holanda dhe Franca e kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë?

 

Edhe pse deri më sot Shqipëria është qeverisur nga qeveri të ndryshme, të majta e të djathta, e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar që prej 3 dekadash është premtimi për “Shqipërinë si gjithë Evropa”. E lidhur kjo në mënyrë të pazgjidhshme me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në qershor të viti 2014. Një vit, para 2014, gjatë Samitit të Selanikut, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian do të zotoheshin për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në komunitetin evropian. Por edhe pse tashmë kanë kaluar 6 vite nga hapja e negociatave, për Shqipërinë vazhdojnë akoma të mbeten në fuqi po të njëjtat kushte që vendet anëtare të BE-së kanë patur thuajse gjithnjë ndaj nesh.

Edhe pse përgjatë vitit të kaluar zyrtarë të qeverisë shpreheshin optimist se tashmë më në fund do të kishte një konfirmim nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave, dukej që as viti 2019 nuk do ishte i suksesshem në këtë aspekt. Duhet thënë për hir të së vërtetës se edhe pas vendimit negativ, sërish pati aludime nga qeveria se kjo nuk është e vërtetë dhe se akoma kishte shpresë për hapjen e negociatave.

Komisioni Evropian do të rekomandonte për të disatën herë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por do të hasnin në kundërshtimin e fortë të Francës dhe Holandës e më pas edhe të Danimarkës.

Arsyet e kundërshtimit të propozimit të Komisionit Evropian u bënë në fakt me dije edhe nga zyrtarë të lartë të të dy vendeve, pas votës kundër të tyre. Ndër të tjera edhe presidenti i Francës Macron në një intervistë për “The Economist” do të shprehej se “nuk ishte vetëm Franca kundër hapjes së negociatave, por ishin më shumë se gjysma e vendeve të këshillit që kundërshtuan këtë vendim. Por ata kanë zgjedhur të fshihen pas Francës”, - tha ndër të tjera Macron.

Zyrtarisht Franca është shprehur se Shqipëria akoma nuk ja ka dalë të ndërtojë insitucione të qëndrueshme, ka probleme me luftimin e korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Por përveç kësaj duhet përmendur se “meraku” më i madh i qeverisë franceze mbetet një numër gjithmonë e në rritje i azilkërkuesve shqiptarë.

Sipas të dhënave të zyrtarëve francezë më shumë se 25-30% e azilkërkuesve në Francë pjesa dërmuese e të cilëve të rinj vijnë nga Shqipëria, çfarë tregon se ky vend ka probleme serioze thonë ndër të tjera ata.

Por thuajse të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe Holanda e cila ka marrë thuajse vendime më radikale se kaq, duke votuar edhe në parlament një mocion për anulimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë.

Kjo për faktin sipas tyre të shtimit të numrit të azilkërkuesve. Një arsye tjetër që ka qarkulluar në mediat holandeze ka qenë edhe problemi i transportit të drogës që vjen nga Shqipëria.

Sërish duhet thënë që është e vështirë që Këshilli Evropian të votojë hapjen e negociatave me Shqipërinë para zhvillimit të Samitit të Zagrebit. Kjo për faktin se Shqipërisë tashmë i janë shtuar 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe kushtet e tjera të dy shteteve më skeptike ndaj Shqipërisë, Hollandës dhe Francës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore