Pamjet tronditëse e shqetësuese/ Fëmijët meksikanë stërviten për të luftuar bandat e drogës

Një grup i të drejtave të njeriut është shqetësuar shumë kur ka parë trajnimin e një grupi fëmijësh për të luftuar bandat e drogës. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e dhunshëm të Meksikës, ku fëmijët e mitur shfaqen të armatosur për të ndezur zjarr.

Fotografitë e fëmijëve në moshën 5-vjeçare që mbanin pushkë, ishte goditja e fundit për një vend që është mësuar gjithnjë e më shumë me lajmet shqetësuese.

Një ditë pasi u zbulua se fëmijët po përdoreshin si patrullime të armatosura të mbrojtjes, presidenti i Meksikës u shpreh të enjten se edhe “kartelet e drogës po rekrutonin fëmijë gjithnjë e më të ri”.

Kjo çështje ka bërë që të hapet një debat i madh në Meksikë, mbi përdorimin e armëve nga fëmijët. Grupet e të drejtave të njeriut shprehen se kjo gjë kërcënon jo vetëm sigurinë e fëmijëve, por edhe shëndetin e tyre mendor.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.