Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nusja ideale për Stresin, ja për kë mendon mamaja e reperit të njohur (FOTO)

Nëna e reperit Arkimed Lushaj, Shpresa Lushaj ka bërë çmos që djali i saj të kthehej sërish në krahët e bashkëshortes së tij, Kejsit, pas disa muajve pauzë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Panorama plus, se mamaja e reperit e ka parë gjithmonë Kejsin si nuse ideale dhe nuk e ka humbur asnjëherë durimin për të negociuar me dy të rinjtë.

Dashuria e familjes së Stresit për Kejsin është parë edhe pas ndarjes së çiftit. Nusja që jeton në Kanada, shkëmbente komente dhe mesazhe në rrjete sociale me Shpresa Lushajn, ku nuk mungojnë fjalët e zemrës. Mesa duket kjo marrëdhënie e ngrohtë, ka arritur që të ribashkojë çiftin.

Keisi e ka treguar dhe herë të tjera se ndonëse mund të jetë ndarë me Stresin, me prindërit e tij ajo ruan akoma një marrëdhënie të mirë. Dhe këtë e vërtetoi më së miri pak kohë më parë komenti i mamasë së Stresit.

Në foton e publikuar shihet Keisi e veshur me kapuç dhe xhup, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i të ëmës së reperit, e cila i shkruante": "Bukur Kejsiiiii", koment i cili ka treguar se ato ruanin marrëdhënie të mira.

Dhe nuk kishte si të mungonte dhe përgjigjja e Keisit, e cila ia kthen ish-vjehrrës: "Mimiiiii imeee", shoqëruar me emoji zemra. E duket se të qenit në kontakt i nuses me vjehrrën i ka shërbyer këtij rikthimi.

Kujtojmë që Keisi ishte celebruar në bashki me Stresin duke marrë mbiemrin e tij, ndërkohë që po flitet se këtë vit, pas ribashkimit ata do të organizojnë ceremoni private dasme.

[gallery ids="832791,832790,832794,832793,832792,966727,891001,885710,866023,862155,862154,862150,862156,777744,770586,777739,770584,770577,770581"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore