Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ëndrra e çdo vajze, dashuria zvicerane e çiftit shqiptar do u befasojë!

Një grup auditi ia behu në klinikën universitare ku Dina ishte kontabiliste në Bazel të Zvicrës. Probabiliteti që në këtë grup kontrolli të kishte një shqiptar ishte i vogël, por fati nuk është çështje matematike.

Shefi i grupit ishte një shqiptar nga Mitrovica, për më tepër shumë i bukur në sytë e kontabilistes me përvojë?Emocionet e ndonjë gabimi profesional u harruan shpejt nga Dina. Raporti i kontrollit po vonohej dhe vazhdimisht kërkoheshin të dhëna shtesë, të cilat Dina ia niste me një zell më shumë se profesional Bujarit.

Emailet zyrtare kishin filluar të përziheshin edhe me elemente personale?Ky ishte fillimi jo i zakontë i një love story.

Bujari dhe Dina u lidhën, por natyra e Bujarit është paksa flegmatike, e tërhequr. Koha kalonte dhe Dina nuk po e merrte propozimin për martesë. Një udhëtim ëndrrash në "Mauritius" ishte plani i Bujarit si zgjidhja perfekte?

Në pritje të momentit të duhur, Bujari ishte nervoz, i emocionuar. Dina nga ana tjetër ishte nervoze për nervozitetin e Bujarit dhe gjithçka rrezikonte të kthehej në një zënkë.

Ditën e menduar si më të bukurën e çiftit, Bujari i drejtohet Dinës: "Sot dua të të them diçka?". Dina duke menduar një gjë jo të mirë në atë gjendje (nganjëherë vajzat e humbin durimin më shpejt se duhet) mezi pret t?i kundërpërgjigjet gjithë nerva: "Shyqyr që fole se edhe unë dua të them të miat!"

Bujari e pa që puna ishte keq dhe nuk mund të zgjatet ndaj u ul në gjunjë e nxori unazën e propozimit?Situata e Dinës mund të imagjinohet lehtë?!

[gallery ids="970403,970402,970401"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore