Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Çifti braktis fëmijët në aeroport, një prej tyre me virusin vdekjeprurës

Një çift kinez kanë braktisur fëmijët e tyre në një aeroport dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Ngjarja është parë nga një blogere që ishte e pranishme dhe media lokale Yangzi Evening Neës shkruan se dyshja kineze janë larguar duke lënë fëmijët në aeroport.

Shkaku mësohet të jetë sëmundja e njërit prej fëmijëve, konkretisht djalit, të cilin punonjësit e aeroportit ia kishin ndaluar të ngjitej në avion pasi i kishin pikasur shenja të koronavirusit vdekjeprurës që ka pushtuar vendin. Menjëherë pas këtij momenti dyshja janë parë të debatojnë me stafin e aeroportit dhe më pas janë larguar duke lënë fëmijët aty.

Siç i shikoni, dy vogëlushët kanë mbetur të braktisur dhe pas asnjë mbikëqyrje, pa harruar edhe sëmundjen që mund t’u shkaktojë vdekjen. Qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollin e shëndetit në qendrat e transportit në një përpjekje për të frenuar shpërthimin vdekjeprurës. Të paktën 10 qytete në Kinë, me rreth 33 milion milion njerëz, janë bllokuar dy ditët e fundit pasi numri i personave të sëmurë rritet dita ditës. Koronavirusit ka vrarë 26 persona deri më tani, por ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i personave me këtë virus mund të jetë mbi 10.000.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore