10 vjeçari la shtatzënë vajzën 13 vjeçe, por mjekët nuk e besojnë; e pamundur!

Një 10-vjeçar rus dyshohet se la shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, por ky rast ka bërë konfuz mjekët, të cilët shprehen se kjo gjë është e pamundur.

Mjekët që kanë ekzaminuar djalin thanë se ai është i papjekur seksualisht dhe se nuk ka as asnjë testosteron, pasi faza e pubertetit nuk ka nisur ende për të. Por 13-vjeçarja këmbëngul se nuk ka pasur asnjë partner tjetër dhe fjalët e saj janë besuar nga një psikolog në Rusi.

Djali dhe prindërit e tij ranë dakord për ekzaminimin e tij mjekësor dhe mjekun Evgeny Grekov, një ekspert në urologji dhe andrologji, mohoi se djali mund të ishte babai.

“Ne i kontrolluam rezultatet e laboratorit tre herë, kështu që nuk mund të ketë ndonjë gabim. Nuk mund të ketë qeliza sperme. Ai është akoma fëmijë. Madje nuk ka as asnjë testosteron. Ai ende ka organe seksuale fëminore. Puberteti nuk ka filluar. Prandaj kemi shumë pikëpyetje” shprehet  mjeku Grekov.

Ndërsa mediat sipas dëshmisë së një fqinji të vajzës, tha se ajo kishte një partner tjetër më të madh. “Natyrisht, dikush tjetër e bëri këtë. Thjesht duan t’ia ngecin djalit,”– u shpreh fqinji.

Psikologu Denis Davydov tha kur Darya u mor në pyetje nëse kishte qenë me ndonjë tjetër, ajo dha një “kundërshtim të mprehtë”. Vajza dhe nëna e saj dëshirojnë ta mbajnë fëmijën, por është shumë herët për një test ADN-je mbi fëmijën.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.