Zbulohet lidhja e Rike Roçit me Kristian Prengën, modelja i shpreh dashurinë përmes kësaj fotoje

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, ka pranuar lidhjen e shumëpërfolur me kampionin shqiptar të boksit, Kristian Prenga.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Rike ka zgjedhur që lajmin ta konfirmojë në ditëlindjen e boksierit duke e uruar me fjalët më romantike.

Modelja e njohur ka publikuar një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të dhe aty nuk i kursen fjalët e ëmbla.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruan ish-banorja.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.