Viktima, të plagosur, njerëz nën rrënoja/ Reagon Erdogan: Zoti qoftë me kombin (FOTOT)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter ka goditur Turqinë lindore mbrëmjen e kësaj të premteje. Deri më tani sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, janë shënuar të paktën 4 viktima , ndërkaq që mbi 10 banesa janë të rrënuara.  Bilanci mund të rendohet pasi deri tani raportohet për 84 të plagosur.

Presidenca turke ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë tërmet. Në reagim thuhet se situata po ndiqet nga afër.

“Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”, thuhet nga presidenca e Turqisë.

Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe viktimat dhe dëmet e mëdha materiale.

Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme, situata është kritike.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.