“U mashtruam”/ Pas protestës, Rama u përgjigjet studentëve: Së shpejti…(Video)

Dy ditë më parë studentët protestuan te Korpusi duke akuzuar qeverinë për mashtrim, pasi sipas tyre nuk ka zbatuar pikat e Paktit për Universitetin.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai sot ka publikuar një video në Facebook, krahas së cilës shkruan se vijon puna në kantieret e Paktit për Universitetin. Së shpejti, thotë Rama do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

“Mirëmëngjesi nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, sot Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës”, shkruan Rama në postim.

MIRËMËNGJES😊

MIRËMËNGJES😊nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës👍

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 23 janvier 2020

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.