Tmerr në Lezhë/ Fton mikun për darkë në shtëpi dhe pasi e zë gjumi, tenton t’i përdhunojë vajzën

Më 18 janar, një 60-vjeçar u vu në pranga me dyshimet se mund të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç. “Shqiptarja.com” zbulon detaje nga dosja, provat dhe deklarimet që vunë në pranga V.N nga një fshat i Lezhës, njëherazi pronar i një restoranti në këtë zonë. Me familjen e vajzës së mitur, V.N kishte lidhje miqësie, arsye për të cilën një natë i ka ftuar për darkë në banesën e tij, ku edhe i thënë të qëndrojnë të flenë tek ai.

Sipas dosjes së prokurorisë, “pasi kanë përfunduar darkën, vajza e mitur së bashku me nënën dhe babanë e saj, kanë shkuar të flenë në dhomën e gjumit në shtëpinë e V.N. Por teksa prindërit i kishte zënë gjumi, ai ka shkuar në dhomën e gjumit, ka çuar vajzën e mitur nga gjumi, duke e ftuar në kuzhinë për të shikuar një film.

“Pikërisht pasi kanë shkuar të dy në kuzhinë, V.N ka filluar të ngacmojë seksualisht vajzën, ndërkohë që një skenë e turpshme teksa 60-vjeçari tenton ta puthë në buzë është parë dhe nga babai i vajzës, ku i ka thënë: Mos ma prek vajzën”.  Të larguar nga banesa e tij ditën e nesërme, 60-vjeçari nuk është ndalur. Ai i ka shkuar pranë banesës në fshat vajzës së mitur, dhe e ka marrë me makinë për ta shoqëruar për në shkollë.

Më 17 janar 2020 rreth orës 10:05 ishte një njoftim në sallën e policisë së Lezhës që vuri në lëvizje efektivët, pasi një automjet në afërsi të shkollës së fshatit po lëvizte me shpejtësi pranë nxënësve duke rrezikuar kalimtarët.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia konstatoi 60-vjeçarin V.N i cili kishte ndaluar automjetin e tij dhe ishte kapur në telat e rrethimit të shkollës dhe po bisedote me një nxënëse duke i thënë fjalët, “hajde zemër, hajde shpirt etj”. Ai është pyetur nga punonjësit e policisë për arsyen e qëndrimit tek shkolla dhe ka thënë se vajzën e ka mbesë. Por me pyetjen e drejtorit të shkollës dhe të mësuesit kujdestar të vajzës së mitur, rezultoi se mes tyre nuk ka lidhje.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të 60-vjeçarit dhe palëve të tjera. Ishte deklarimi  në polici i vajzës së mitur nën kujdesin e psikologëve, që zbërtheu skenën e rëndë të ndodhur gjatë darkës në banesën e 60-vjeçarit.

Sipas deklarimeve, 60-vjeçari kishte ngacmuar edhe nxënëse të tjera të mitura, duke i ndjekur me makinë dhe duke i drejtuar fjalët “o zemër, o yll”.

Ditën që u arrestua nga policia, 60-vjeçarit iu bë edhe testi i alkoolit, ku rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 0.93 mlg/l.

Ndërkohë, ndaj të miturës do të kryhet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për të faktuar nëse 60-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, apo nëse bëhet fjalë për ngacmim seksual.

V.N është në hetim nga Prokuroria e Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”,  “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.