Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tërmeti në Turqi/ Shkon në 15 numri i viktimave, mbi 300 të plagosur

Turqia po kalon momentet e saj më të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter. Epiqendra ishte qyteti Elazig, që ndodhet në pjesën lindore të Turqisë. Ndërkohë, sipas mediave turke është thelluar bilanci tragjik, pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 15, ndërsa raportohet për 300 të plagosur.

Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Raportohet për të paktën 1 mijë banesa të dëmtuara. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero.

Puna më e vështirë është ajo e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët po gërmojnë me duar nën gërmadha, ndërsa temperaturat që shkojnë deri në -6 gradë celsius vështirësojnë punën e tyre.

[gallery ids="969805,969804,969803,969802,969801,969800,969799,969798,969797,969796,969795,969794,969786,969785,969776"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore