Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Një person ka qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.