Rama zbardh takimin me Presidentin e KE: Më 17 shkurt shqiptarët do marrin mesazhin se…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.  Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se në qendër të bisedës së tyre ishte Konferenca e Donatorëve për tërmetin.

Ai tha se ka diskutuar me kreun e KE për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit, duke shtuar se më 17 shkurt, kur do të mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve, shqiptarët dhe sidomos ata që humbën banesat nga tërmeti tragjik, do të marrin mesazhin se Evropa është pranë tyre dhe nuk do t’i lërë kurrë vetëm.

“Ishte kënaqësi që u takuam sërish me Presidentin e KE, herën e shkuar në rolin e kryeministrit të Belgjikës, si një mik i vërtettë i Shqipërisë dhe një personalitet i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë. Diskutuam gjerësisht, do vazhdojmë të diskutojmë edhe pas konferencës.

Dua ta falënderoj Presidentin e KE për ngushëllimet dhe interesim e posaçëm lidhur me situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve, e thirrur nga Presidentja e KiE, më 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar, e në mënyrë të posaçme afro 15 mijë njerëz që kanë humbur strehën, të marrin mesazhin se Evropa është pranë dhe nuk do të na lërë vetëm në përpjekjen e madhe për rindërtimin. Kemi folur me Presidentin e KE edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit”, deklaroi Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.