Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi u lidh me 20-vjeçaren, bosi i Formula 1 kapet mat me ish-bashkëshorten në një hotel (FOTO)

Në tetor të vitit të kaluar, Flavio Briatore, u kap mat me pushime me një studente 20-vjeçare, Benedetta Bosi. Ata u fotografuan gjatë një fundjave romantike në plazhet e Kenias.

Por së fundmi, Briatore, i cili është një ndër njerëzit më të pasur dhe më të njohur në Itali, është fotografuar me ish-bashkëshorten e tij, Elisabetta Gregoraci.

Ata janë kapur mat nga "Diva e Donna" teksa dilnin nga një hotel në Milano. Ish-bosi i Formula 1 dhe Gregoraci dukeshin të qeshur e shumë pranë njëri-tjetrit.

Mediat italiane shkruajnë se ata kanë kaluar një pasdite së bashku, pa praninë e djalit të tyre, Nathan Falco. Ata kishin 10 vite të martuar kur vendosën që të ndaheshin. E teksa kanë kaluar 2 vite të divorcuar, Briatore dhe modelja e njohur kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë.

Madje ata janë pranë njëri-tjetrit në çdo moment dhe për çdo gjë, jo vetëm në lidhje me edukimin e djalit të tyre. Kanë patur vetëm një keqkuptim mes tyre, kur Elisabetta komentoi lidhjen e tij me 20-vjeçaren: "Është e neveritshme".

Por mesa duket ky keqkuptim tashmë është lënë pas, pasi ata janë fotografuar duke qeshur e duke komunikuar shumë mirë me njëri-tjetrin.

[gallery ids="969477,922164,969478,969479,969480,969481,969482,969483,969484,969485,969486,969487,969488,969489,969490,969491,909668,909667,903169"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore