Pamje rrëqethëse nga tregu që solli virusin e tmerrshëm, aty ku hanë gjarpërinj dhe akrepa

Coronavirusi që ka shpërthyer në qytetin kinez Wuhan është përhapur frikshëm edhe në disa shtete të tjera. Deri më tani raportohet se 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Besohet se epidemia ka “lindur” në një treg peshqish dhe pasi u njoftuan autoritetet përkatëse, vendosën mbylljen e tij, ndërsa gjithë qytetin e futën në karantinë.

Qyteti Wuhan ka rreth 11 milionë banorë, më shumë se Londra dhe Nju Jorku, e ky virus është zgjeruar në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut, Tajvan dhe në SHBA.

Coronavirusi përfaqëson një spektër të gjerë të virusëve që janë prezent tek kafshët, që në rrethana të caktuara mund ta bartin edhe njerëzit. Kontakti me mishin e kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz.

Ky virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit që më parë nuk është identifikuar te njerëzit.

Virusi SARS që ka lënë të vdekur rreth 800 persona në gjithë botën në fillim të viteve 2000 ka qenë po ashtu Coronavirus.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.