“Ora e Apokalipsit”/ Shkencëtarët: Mungojnë 100 sekonda nga fundi i botës!

Bota nuk ka qenë kurrë më pranë apokalipsit se tani. Mes një lufte të mundshme bërthamore, ndryshimeve të klimës dhe dezinformacionet kibernetike, shkencëtarët bërthamorë që mirëmbajnë Orën e Apokalipsit, kanë spostuar akrepat e orës metaforike, që mat rrezikun e një fundi hipotetik të botës, me 20 sekonda përpara, në vetëm 100 sekonda nga mesnata.

Ai që ka lëshuar alarmin është buletini i shkencëtarëve bërthamor, një grup ekspertësh themeluar në 1945 që merr në konsideratë një tërësi kërcënimesh që nga mundësia e një lufte bërthamore e deri avancimi i bioteknologjive dhe inteligjencës artificiale.

Spostimi përpara, shpjegojnë ekspertët, nxjerr në pah nevojën e një aksioni sepse tashmë ora e apokalipsit flet me sekonda, dhe jo më me minuta.

“Jemi përballë një emergjence të vërtetë, është një gjendje e papranueshme që eliminon çdo marzhin gabimi dhe çdo vonesë”, thotë Rachel Bronson, që kryeson buletinin e shkencëtarëve bërthamorë, shkruan Top Channel.

Rivaliteti dhe armiqësitë mes superfuqive, rrit mundësinë e një gabimi bërthamor. Ndryshimi i klimës përkeqëson krizën. Është momenti të përveshim mëngët, thonë shkencëtarët duke ftuar që të reagohet menjëherë sepse në dispozicion tashmë janë vetëm 100 sekonda.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.