Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nuk ka më flokë natyralë, Elita Rudi sapo na zbulo pamjen e saj të re (FOTO)

Megjithëse prej disa kohësh kishte vendosur t?i qëndronte besnike look-ut të saj natyral, Elita Rudi s?ka duruar dot dhe e ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.

Kishte kohë që nuk ndryshonte look dhe i qëndronte besnike flokëve të saj natyralë. Por tashmë Elita Rudi vendosi që të bënte një ndryshim e të lyente flokët.

Madje të gjithë procesin e ndryshimit, moderatorja e njohur ka vendosur që ta regjistrojë nga fillimi deri në fund. Elita ka ndarë me fansat e saj të shumtë videon e lyerjes së flokëve në kanalin e "Youtube", ndërsa njofton ndjekësit se tashmë do ta shohim me një tjetër pamje.

Nga pamjet duket se ajo i ka bërë flokët me disa nuanca më të hapura, ndërkohë që i ka shtuar edhe highlights. Madje duket se ky ndryshim i ka pëlqyer moderatores, e cila në fund të videos shfaqet e qeshur dhe e lumtur. E ne duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë dhe duket po aq e ëmbël sa në fillim.

[gallery ids="969574,969575,969576,969577,969578,969579,969580,969581,969582,969583,969584,903331,869227,903330,873612,663879,663878,663874,663875,969573"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore