Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nuk ka dritë jeshile për Vetëvendosjen dhe LDK-në, kryetari i Kuvendit nuk jep dorëheqjen

Është raportuar se sot Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqjen nga posti i kryeparlamentarit. Por kjo nuk do të ndodhë, të paktën kështu thotë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një përgjigje për "Express" kjo zyrë ka thënë se Konjufca do të vazhdojë ta mbajë postin që e mori përpara pak kohësh. "Kjo gjë nuk është e vërtetë, nuk ka dorëheqje", ka qenë përgjigja e shkurtës e zyrës në fjalë.

Reagimi erdhi pas lajmit se nga Vetëvendosja pritej sot një kthesë e madhe  sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin. Sipas këtyre raporteve, vetë Konjufca sot do të jepte dorëheqjen, duke iu dorëzuar kështu presionit dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK-ja i ka vënë Vetëvendosjes afat deri të dielën për të pranuar ose refuzuar ofertën e saj, ku përfshihet kërkesa që posti I kryetarit të parlamentit t`i takojë asaj deri në zgjedhjen e presidentit, dhe më pas t`i kalojë automatikisht Vetëvendosjes.

Pritet megjithatë të shihet se çfarë veprimi do të bëjë gjatë ditës Konjufca dhe a do të ndryshojë mendje, e të tërhiqet duke i hapur rrugën një marrëveshjeje mes partisë së tij dhe LDK-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore