Njerëz që rrëzohen e vdesin në rrugë, maska gazi…/ E frikshme çfarë ndodh në qytetin e virusit vdekjeprurës (FOTO)

Imazhe shokuese tregonin sot trupa pa jetë në rrugët Wuhan teksa autoritetet përpiqen të përballen me pasojat e koronavirusit.

Qyteti është epiqendra e shpërndarjes së epidemisë dhe tashmë po quhet “zombiland” nga residentët e dëshpëruar .

Pamjet tronditëse në mediat sociale tregonin njerëz të rrëzuar në rrugë dhe në dhomat e spitaleve, pasi epidemia ka marrë jetën e të paktën 26 njerëzve.

Në një nga pamjet mjekët me veshje të rënda anti-kontaminim e maska gazi përpiqeshin të ndihmonin një njeri të shembur përdhe, i cili kishte qenë duke pritur në radhë për dokumentacione.

Një tjetër pamje tregonte një njeri në dukje i vdekur, me gjak që i dilte nga koka.

Komenti në imazhin postuar shkruante: “Personi i infektuar me koroanavisur vdiq nga humbja e gjakut.”

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.