Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

‘’Një hap larg autoritarizmit’’/ Basha: Qeveria e dështuar po shkatërron Shqipërinë

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, kreu demokrat Lulzim Basha thekson se indeksi i demokracisë i publikuar nga "The Economist Institute Unite" e klasifikon Shqipërinë një regjim hibrid një hap larg autoritarizmit.

Sipas Bashës, Shqipëria ka zbritje me tre vende nga i 76-ti në i 79-ti dhe për këtë akuzon qeverinë të cilën e konsideron si jo funksionale dhe të dështuar.

Ai rendit edhe faktorët se pse Shqipëria renditet kaq ulët në indeksin e demokracisë së ??The EIU??.

STATUSI I BASHËS

Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes se keqe ku ka katandisur kjo qeverisje e dështuar vendin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore