Mjekët refuzuan të bënin turnet e natës, vdesin 7 foshnje në spitale

Shtatë foshnje vdiqën në njërin prej rrjeteve spitalore më të njohur të Britanisë, ku nga sa tregon një hetim i “Daily Mail”, mjekët kishin refuzuar rregullisht të punonin mbrëmjeve dhe gjatë fundjavës.

East Kent Hospitals NHS Trust u kërkoi ndjesë prindërve të dërrmuar nga vdekjet që datojnë qe nga viti 2016. Familjet kishin ngritur shqetësime të konsiderueshme në lidhje me kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës në rrjetin prej pesë spitalesh e klinikash ku lindin rreth 7,000 foshnje në vit.

Harry Richford lindi në Spitalin Queen Elizabeth the Queen Mother (QEQM) në Margate në nëntor 2017, por prej komplikacioneve që u shfaqën në momentin e lindjes së tij dhe kujdesit që u tregua më pas për beben, ndërroi jetë shtatë ditë më vonë.

Tani, pas një rishikimi të bërë të gjitha rasteve, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve ka dalë në përfundimin se tre ose katër mjekë “në mënyrë të vazhduar” kanë shmangur turnet e natës dhe fundjavës në repartin e maternitetit.

Raportin që dëshmonte shkeljet e zbuloi gjyshi i Harry-t, Derek Richford. Një rast tjetër i përmendur aty ishte ai i Archie Powell, i cili vdiq po në spitalin Queen Elizabeth në Margate shkurtin e vitit të kaluar, pasi stafi nuk arriti të vinte re se fëmija kishte një infeksion të zakonshëm dhe të trajtueshem streptokoku të grupit B, por i tha prindërve të shqetësuar se djali “po këndonte për ta”, në një kohë kur foshnja ishte duke luftuar që të merrte frymë!

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.