Mbyllet një tjetër dosje e bujshme, Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes CEZ

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes CEZ. Vendimi u mor këtë të premte nga gjykatësi Lazër Sallaku. Kjo përderisa hetimet gati 3 vjeçare nuk dhanë rezultat, pasi nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët.

Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu çështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur,  siç ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli  dhe biznesmenit Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.