Kishin simptoma të virusit vdekjeprurës, çifti braktis fëmijët e tyre në aeroport

Një çift në Kinë ka lënë dy fëmijët në aeroport pasi djali i tyre, i cili kishte ethe, u ndalua të fluturonte për shkak të frikës nga virusi vdekjeprurës.

Sipas mediave të huaja, prindërit braktisën djalin dhe vajzën e tyre dhe u nisën vete për në aeroplan, në qytetin lindor të Nanjing, duke lënë punëtorët e linjës ajrore dhe pasagjerët e tjerë në shok.

Kina është goditur nga një lloj i ri coronavirusi, i cili ka vrarë së paku 26 persona. Simptomat e tij janë zakonisht ethe, kollë dhe probleme në frymëmarrje.

Si rezultat, qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollet shëndetësore në qendrat e transportit.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.