Këngëtarja 18-vjeçare rrëfen periudhën e errët të jetës së saj: Doja të vrisja veten… (FOTO)

Këngëtarja e famshme, Billie Eilish, ka vendosur së fundmi që të flasë për jetën e saj private, duke rrëfyer disa gjëra të pathëna më parë. Ajo ka zbuluar se shumë vite më parë ka kaluar një periudhë të vështirë dhe se ka tentuar që të vrasë veten.

Në një intervistë për “The Gayle King Grammy Special”, Eilish është shprehur se ajo periudhë e errët ishte në vitin 2018, kur ylli muzikor vizitoi Berlinin.

“Fama më rëndoi shumë mbi shpatulla. Isha kaq e palumtur. I sha e palumtur dhe e pajetë. Nuk dilja dot në publik pa rënë sy dhe kjo gjë më futi në depresion. Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe. Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj,”- pranoi këngëtarja në intervistë.

Ndërsa nga ana tjetër, 18-vjeçarja është nominuar për gjashtë çmime “Grammy” këtë vit. Ajo u bë mjaft e njohur me këngën “Bad Guy”, që këndohet në të gjithë botën.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.