Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Humbi 110 kg, nuk do ta besoni si duket fëmija më i shëndoshë në botë (FOTOT)

Arya Permana, 13 vjeç nga Karawang, West Java, Indonezi, bëri një ndërhyrje në stomak e më pas me ndihmën e trajnerit të tij personal Ade Rai, shpëtoi nga mbipesha.

Ai ishte fëmija më i shëndoshë në botë, aq sa nuk mund të lëvizte dot nga vendi. Por më stërvitjen e duhur dhe dietën strikte hoqi 110 kilogramët e tepër nga trupi. Kur ishte vetëm 10 vjec, ai peshonte 190 kilogram. Shkak i shëndoshjes së tij ekstreme ishte konsumi i ushqimeve me sheqer. Ato të gjitha i hoqi dhe i zvendësoi me fruta dhe perime dhe nisi një stërvitje ekstreme.

Trajneri i tij është cilësuar si simboli i shpresës. Ndërsa Arya thotë se tani është shumë i lumtur. Ai mund të ecë dhe mund të luajë. "Më pëlqen të luaj edhe futboll", thotë ai, "Eci 5 km me miqtë e mi dhe çdo pasdite luaj futboll me ta. Klubi im i preferuar i futbollit është Liverpool FC dhe lojtari im i preferuar është Roberto Firmino. Unë dua të luaj si ai."

[gallery ids="969591,969596,969592,969593,969594,969595,969597,969598,969599,969600,969601,969602,969603,969604,969605,969606,969607,969609,969610,969611"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore