Disa ndërtesa të shembura, detaje të reja nga tërmeti i fuqishëm në Turqi (FOTO-VIDEO)

Detaje të reja vijnë nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesën lindore të Turqisë. Fillimisht agjencitë e matje së tërmeteve raportuan se ishte 6.9 i shkallës rihter, por të dhënat e fundit flasin se tërmeti ishteme magnitudë 6.8 rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra.

Ministri i Brendshëm turk raportoi se deri tani nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa konfirmon 2 të plagosur. Por ai theksoi se disa ndërtesa kanë pësuar dëme të mëdha.

Kryetari i bashkisë së Sivrices ka konfirmuar se janë 4 ndërtesa të rrënuara në qendër të qytetit, por nuk konfirmon viktima.

Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua edhe nga një më i lehtë me magnitudë 4.6 rihter.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.