Detaje të pathëna/ Në cilin lokal thithte kokainë Kryebashkiaku i Bulqizës dhe lidhja me një tjetër ngjarje kriminale

Videoja që po bën xhiron e rrjeteve këto ditë, në të cilën shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës që po konsumon kokainë në një ambjent publik, duket se është një ngjarje e ndërlidhur me një tjetër të ndodhur disa muaj më parë.

Vetëm para disa kohësh i vëllai i kryebashkiakut, Vangjel Alla, u plagos me armë në një lokal të njohur të qytetit të Bulqizës. Ngjarje e cila u dyshua se kishte të bënte me një përplasje mes bandash.

Pikërisht për këtë ngjarje policia e Bulqizës ndaloi disa persona, dhe madje procedoi penalisht edhe pronarët e lokalit. Gjatë veprimeve të saj hetimore thuhet që policia ka sekuestruar disa materiale në vendin e ngjarjes, ku pjesë e tyre janë edhe pamjet filmike të lokalit.

Por çfarë lidhje ka ky incident me videon e kryebashkiakut Alla?

Gjatë deklaratëve të tij mbi vërtetësinë e videos, Alla u shpreh se kjo video mund të jetë montuar nga një televizon lokal dhe nga Partia Demokratike. E gjithë deklarata të bën të dyshosh se kjo ngjarje ka ndodhur në Bulqizë, pasi qyteti e ka një televizion lokal që drejtohet dhe menaxhohet nga drejtues të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë pra për BTV-në (Televizionin e Bulqizës), që është në pronësi të biznesmenit të kromit dhe njëkohësisht Nën/Kryetarit të Partisë Demokratike të Bulqizës, Edomand Isakut.

Duke qenë se Bulqiza është një qytet relativisht i vogël nuk kanë munguar as hipotezat e ngritura rreth videos. Nëse e analizojmë me objektivitet atë që kemi shkruar më sipër, mund të dallojmë fare qartë një lidhje mes të dyja ngjarjeve. Lokali në të cilin ndodhi plagosja e të vëllait duhet thënë që është frekuentuar gjithmonë edhe nga kryebashkiaku.

Marrëdhëniet mes pronarëve të këtij lokali dhe kryebashkiakut, janë prishur pas plagosjes së vëllait të tij, pasi edhe policia ka dyshuar se pronari i lokalit ka ndihmuar autorin e plagosjes që të largohet dhe po ashtu e ka akuzuar atë për fshehje të materialeve që mund të jenë implikuar në plagosje.

Pas kësaj ngjarje, kryebashkiaku Alla thuhet se nuk e ka frekuentuar më këtë lokal dhe marrëdhëniet e tij me pronarët e lokalit janë prishur.

A është kjo një hakmarrje apo një çështje inatesh?! Këtë nuk e dimë me siguri, por e gjithë logjika të çon se kjo video mund të jetë filmuar në Bulqizë dhe pikërisht në lokalin ku mbeti i plagosur vëllai i kryebashkiakut.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.