Alarm dhe shkatërrime, stuhia gjunjëzon Spanjën (FOTO)

13 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka prekur brigjet lindore të Spanjës. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se të paktën pesë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Stuhia “Gloria” ka goditur këtë rajon të dielën, e cila është shoqëruar nga erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe borë të madhe.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka vizituar disa prej zonave më të prekura në Katalonjë, para se të shkonte në Ishujt Balearik, të cilët të shtunën janë goditur nga valët më të mëdha në histori. Si pasojë e stuhisë, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.