Zbulohen 3 njësitë policore me emrat e çuditshëm, Lleshaj shpjegon kuptimin

Në fillim të muajit shkurt pritet të ngrihen njësi të reja në Policinë e Shtetit si nevojë e paketës ligjore kundër krimit të organizuar, “KÇK”. “Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort.

Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri. Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim, njësia “K”, për shkurt, e Krimit Ekonomik, “E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme.

Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit, ministri Lleshaj vuri në dukje se “sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë”.

Ai zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. Ministri tha se po punohet në disa fronte për ta përmirësuar infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por nënvizoi se do të kërkohet më shumë integritet nga vetë punonjësit.

I pranishëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.