Takim i fshehtë mes Ramës dhe Bashës në një kryeqytet evropian?! Ja sekreti i Berishës

Analisti Lorenc Vangjeli e ka pyetur ish kryeministrin Sali Berisha për një takim Rama-Basha në një nga vendet fqinje, pak kohë më parë. Berisha e ka mohuar këtë fakt duke u shprehur i bindur se nuk ka pasur një takim mes tyre. Vangjeli ka këmbëngulur duke përmendur një foto ku Basha shfaqet duke buzeqeshur mbrapa Ramës.

Vangjeli: A ka pasur një takim Rama-Basha jashtë shtetit, në një nga vendet fqinje, në janar të këtij viti?

Berisha: Keqardhja ime është që bie viktimë e zyrës Fuga. Ju garantoj qe jo.

Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni foton ku Basha buzëqesh pas Ramës.

Berisha: Të viktimizoi Fuga, nuk asnjë takim të fshehtë me Edi Ramën, kjo është një praktikë e Edi Ramës që nga viti 2017 që sa herë bie në vështrësi hap lajme që jam duke diskutuar me Bashën./opinion

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.