Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shqipëria në Europianin e Playstation

Bekim Balajn nuk mund ta shikojmë në këto finale të Euro 2020 t?i shënojë Spanjës, por sulmuesi i Kombëtares mundet ta bëjë në Kampionatin Europian të lojërave elektronike, Pro Evolution Soccer.

Sabion Molishti është një nga lojtarët e Shqipërisë në këtë garë interesante që organizohet nga UEFA. Me nofkën ?Antreas FC 88?, 31-vjeçari do të përballet në fazën kualifikuese me Anglinë, Serbinë, Spanjën dhe Letoninë.

"Shorti ynë është më i zjarrti, por nuk i trembem asnjë kundërshtari, pasi futbolli është i paparashikueshëm".

Sabioni, i cili jeton në Francë, ka marrë pjesë në shumë turne të tillë dhe tani synon të bëhet pjesë e më të mirëve të kontinetit.

"Do të jetë finalja e madhe në Londër, ku do të jenë 16 lojtarët më të mirë dhe shpresoj që atje të jem dhe unë. Forca Shqipëria"!

Faza kualifikuese e Europianit të Playstation do të mbahet nga Marsi deri në Maj, ku Shqipëria do të ketë dy përfaqësues.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore