Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ra në dashuri me prostitutën shqiptare/ Investon në bizneset e saj, por përfundon në gjykatë (DETAJE)

Një 62-vjeçar belg, së bashku me 4 persona të tjerë janë paraqitur para Gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas mediave belge shtetasi Marc B., ra në dashuri me një prostitutë vite më parë dhe investoi në shtëpi publike, ku të dashurën e tij e bëri pronare. Por dashuria e tyre dhe hapja e shtëpisë publike do u kushtoj shtrenjtë, pasi tani rrezikojnë dënimin nga gjykata belge dhe një dënim me burg dhe me më shumë se 1 milionë euro gjobë

Sipas prokurorisë, prej vitesh ata ushtronin aktivitetin e prositucionit në shtëpinë publike, por fillimisht  Marc B. ishte një klient i 37-vjeçares shqiptare, por më pas ra në dashuri me të.

Kur ajo filloi të drejtonte një biznes vetë, ai vendosi të investojë në bizneset e të dashurës së tij të re. Më tej shtohet se punësimi i tyre ishte i paligjshëm dhe çifti përballet me akuzën për trafikimin e qenieve njerëzore dhe falsifikim të dokumenteve.

Prokuroria pretendon se të dy kanë falsifikuar dhe fletë-pagesat e punonjëseve. Marc B. dhe Elisabeta R. rrezikojnë secili 2 vjet burg dhe gjobë prej 570,000 eurosh. Në gjykatë ka folur dhe avokati i 62-vjeçarit, i cili ka deklaruar se ai nuk kishte fituar kurrë nga ky aktivitetet dhe nuk kishte rol aktiv.

"Klienti im ishte një biznesmen i suksesshëm, por përfundoi në rrugë pas ndarjes me gruan e tij," tha Joris Van Maele, avokati i belgut Marc B. "Ndarja erdhi pasi ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. Klienti im shkoi të kërkonte dashurinë atje ku ishte më e lehtë për ta gjetur: me prostituta. Ajo i kërkoi që të investonte dhe ai e bëri. Megjithatë, ai kurrë nuk ka bërë ndonjë fitim apo ka luajtur një rol vërtet aktiv", citohet avokati nga media belge.

Po ashtu dhe Frederieke Cloet, që është avokatja e 37-vjeçares shqiptare, ka hedhur poshtë akzuat dhe tha se klientja e saj kurrë nuk kishte kryer trafikim të qenieve njerëzore. "Është një viktimë, donte të punonte për t?u kthyer në vendin e saj të lindjes", është shrephur avokatja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore